Për Edi Ramën ish ministri Tahiri ishte vlerësuar si “ministri kampion”. Dy ditë pasi Gjykata e gjeti fajtor për shpërdorim detyre, kryeministri Edi Rama thyen heshtjen.
Në një intervistë për Top Channel, kryeministri Rama për herë parë flet për këtë dënim të një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
“Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve”, u shpreh kryeministri.