MENU

Kandidatët e mundshëm

Real Madrid ‘hedh grepat’ për trajner të ri!

20.09.2019 - 17:11

Rezultatet zhgënjyese në ndeshjet e para të La Ligas dhe sidomos humbja e thellë 3-0 ndaj PSG-së në Champions League, kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid. Për këtë arsye, kanë nisur të përmenden disa emra si zëvendësuesit e mundshëm të francezit.

Alternativat më të mira të mundshme për momentin janë José Mourinho, Allegri, si dhe ish-ylli galaktik, Raúl, i cili është ende në drejtim të Castillas.

Ish-trajneri i Manchester United, José Mourinho, duket se është kandidati kryesor. Trajneri portugez është aktualisht pa ekip dhe rikthimi i tij do të ishte i bujshëm. Arsyeja pse Mourinho shihet si pasuesi ideal është stili i tij fitues dhe pasi ai e njeh mirë ambientin në Bernabéu.

Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventusit, ka qenë një ndër objektivat kryesorë të Florentino Perez vitin e kaluar. Pas largimit te Zidane, Perez kërkonte pasuesin ideal të ishte ne krye të Real Madridit. Përveç Allegrit, në listën e kandidatëve ishte tekniku aktual i Interit, Conte, si dhe Pochettino i Tottenham. Allegri u njoh me interesin e Realit, por italiani zgjodhi të përfundonte kontratën e tij me Juven dhe si rrjedhojë stoli i skuadrës ‘merengues’ iu besua spanjollit Lopeteguit.

Ish-kapiteni dhe njëkohësisht shoku i skuadrës i Zidane, Raúl González, është një legjendë në Santiago Bernabéu. Perez zëvendësoi Benitezin me Zidane, që vinte nga Castilla. Ai e përsëriti këtë gjë me Solarin vitin e kaluar dhe tashmë mund të jetë Raúl pasuesi i radhës.

Përtej dëshirave të presidentit Perez apo bordit drejtues të ekipit, është dhe preferenca e tifozëve të ‘Los Blancos’. Në një sondazh të bërë nga gazeta sportive spanjolle ‘Marca’, 45% të votuesve kërkojnë Mourinhon në stolin e Realit, 22% Raúlin dhe 21% Allegrin. Përqindja e mbetur preferon një trajner tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa e veçantë nga Spanja

“Dua që Mourinho dhe Ronaldo të kthehen”