MENU
klinika

Po Shqipëria?

Renditja e FIFA / Kosova vazhdon rritjen!

19.09.2019 - 20:57

Fitorja 4-2 përballë Islandës ka mbajtur me shpresa kombëtaren e Shqipërisë për një vend në ‘Euro 2020’, por nuk ka pasur asnjë ndikim në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Kuqezinjtë ndodhen po në vendin e 64-ët me 1372 pikë.

Ndryshe nga Shqipëria, ishullorët kanë pësuar një rënie me 5 pozicione nga renditja e fundit duke mbajtur tashmë vendin e 41-të. Rivali tjetër në Grupin H, Turqia, ka fituar një pozicion duke u renditur në vendin e 36-të. Kampionët e botës në fuqi dhe njëkohësisht kryesuesja e grupit, Franca, ka fituar një pozicion duke u renditur në vendin e dytë.

Belgjika vijon të kryesojë renditjen e FIFA me 1752 pikë. Kombëtarja e Kosovës vazhdon të rritet duke fituar një tjetër pozicion në renditje dhe tashmë gjenden në vendin e 119-të.

Rezulatet e fundit të dardanëve kanë tërhequr vëmendjen e FIFA e cila ka vendosur të publikojë lajmin duke iu referuar rrugëtimit mbresëlënës të Kosovës.