MENU
klinika

Viktima

Rëndohet bilanci, vdes i plagosuri i tretë nga masakra në Prishtinë

15.09.2019 - 18:56

Ka ndërruar jetë në spital edhe personi i tretë që u plagos nga masakra javën e kaluar në një lagje të kryeqytetit të Kosovës.

Viktima është Gani Rafuna, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familja dhe spitali.

Dy personat e tjerë që ndërruan jetë menjëherë pas ngjarjes javën e kaluar ishin Bashkim Mehmeti dhe M. Rafuna.

Përleshja në periferi të Prishtinës që përfundoi me zbrazjen e kallashnikovit ndodhi si pasojë e një konflikti për cështje prone ndërmjet familjeve Rafuna dhe Mehmeti.