MENU
klinika

Pas kaq shumë vitesh mungesë

Rikthehet në skenë këngëtarja e njohur shqiptare

01.09.2019 - 17:27

Prej disa vitesh, këngëtarja e njohur Leonora Poloska është larguar nga muzika dhe nuk ka sjellë më projekte të reja.

Me siguri të gjithë i mbani mend këngët e saj të famshme: “Do të digjesh”, “S’kam faj”, apo bashkëpunimin e famshëm me Bleron, të titulluar “Crazy”.

Lajmi i mirë është se Leonora do të rikthehet në muzikë dhe këtë e bëjnë të ditur burime për “Prive.al”.

Mësohet se këngëtarja e ka përfunduar projektin e ri muzikor që pritet të jetë baladë dhe tashmë po xhiron klipin e këngës.

Balada e re e këngëtares pritet të publikohet këtë muaj.

Kujtojmë se Leonora është e martuar me partnerin e saj, Andin Randobrava dhe në vitin 2017 ata u bënë prindër të një vajze.