MENU
klinika

Paraqitja e shqiptarit nuk mjafton

Ronaldo thyen Berishën/ Juve kap kreun!

28.09.2019 - 17:19

Juventus ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionatin italian pasi ka mundur 2-0 Spal-in e Etrit Berishës në javën e gjashtë të kampionatit.

Portieri kuqezi ka qenë protagonist i dy pritjeve të mrekullueshme, por nuk ka arritur të shmangë humbjen e ekipit të tij.

Ka qenë Miralem Pjanic që ka zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë me një magji nga jashtë zonës së rreptësisë. Ky ka qenë goli i tij i 27-të nga jashtë zone që nga sezoni 2007-08. Vetëm tre lojtarë kanë bërë më mirë ne pëse kampionatet kryesore të Europës gjatë kësaj kohe: Lionel Messi (69), Cristiano Ronaldo (54) dhe Zlatan Ibrahimovic (35).

Paraqitja e mirë e Berishës ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, me shqiptarin që i ka mohuar një gol të sigurt Khedira-s. Gjithsesi, ai ka qenë përgjegjës në minutën e 78-të, kur Cristiano Ronaldo me ka fiksuar shifrat në 2-0 me një goditje me kokë.

Juventus merr tri pikët dhe kreun e renditjes së Serisë A. Pritet kundërpërgjigja e Inter-it, që do të luajë në orën 18:00 në fushën e Sampdoria-s.