MENU
klinika

Editorial i The Washington Post

Rrëzimi i Netanyahut, lajm i mirë për Izraelin dhe SHBA

19.09.2019 - 13:44

Benjamin Netanyahu, i cili ka qenë udhëheqësi kryesor i Izraelit për dekadën e kaluar, pësoi një goditje në zgjedhjet e së martës.

Pasi kreu një fushatë të mbrapshtë drejtuar pakicës arabe të Izraelit, Netanyahu pa që partia e tij Likud të humbte qindra mijëra vota dhe vende parlamentare, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në prill, ndërsa partitë arabe rritën përfaqësimin e tyre me 30 përqind. Pas premtimeve të Netanyahut për aneksimin e pjesëve të mëdha të Bregut Perëndimor, fituesi i vendit të parë në numërimin paraprak të votave ishte partia centriste Blu dhe Bardhë, e cila kundërshton aneksimin ose hapa të tjerë që do të pengonin krijimin e një shteti palestinez.

Netanyahu mund të gjente ende një mënyrë për të qëndruar si kryeministër. Por nëse palët e tjera të Izraelit qëndrojnë në pozicionet e tyre të fushatës, një lider që ka polarizuar vendin e tij dhe ka dëmtuar qëndrimin e Izraelit ndaj Shteteve të Bashkuara, më në fund mund të detyrohet të paktën, të parandalojë zbatimin e premtimeve të tij më ekstreme.

Presidentit Trump mund ti vijë keq kur ta shohë Netanyahun të rrëzohet. Udhëheqësi izraelit ka qenë ndoshta homologu i tij më besnik i huaj dhe ai që ndan të njëjtën antipati ndaj mediave dhe institucioneve të tjera demokratike.

Por marrëdhëniet e Izraelit me Shtetet e Bashkuara mund të përmirësohen nga një kryeministër i ri.

Netanyahu, ka bërë shumë për të polarizuar pikëpamjen e amerikanëve për Izraelin. Mbështetja për shtetin hebre midis demokratëve ka rënë, sipas sondazheve.

Një koalicion qendror gjithashtu do të ishte më i hapur për paqen izraelito-palestineze Trump thotë se dëshiron të ndërmjetësojë. Asnjë përparim nuk mund të pritet së shpejti. Por në rastin më të mirë, zgjedhjet e Izraelit mund të ndalojnë atë që ka qenë një rrëshqitje e rrezikshme drejt një nacionalizmi vetëmposhtës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merret në pyetje për të 12-ën herë

Akuzat për korrupsion, Netanyahu merret në pyetje sërish

Fundi i regjimit "sionist"

Irani: Do të shkatërrojmë Israelin