MENU
klinika

“Iku fshehurazi”

Iku nga Portokalli, Salsano nuk e fsheh inatin për Delindën

17.09.2019 - 17:08

Lajmi i largimit të Delinda Disha nga “Portokalli” erdhi i papritur për publikun e gjerë por jo vetëm.

Për herë të parë për këtë temë ka folur prezantuesi dhe aktori i show-t të humorit, Salsano Rrapi i ftuar mëngjesin e së martës në emisionin “Rreze Dielli”.

I pyetur nga prezantuesit e emisionit për mënyrën se si u prit largimi i Delinda Dishës nga “Portokalli” në “Klanifornia”, Rrapi u shpreh: “Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”.

Salsano shtoi gjithashtu se ikja e Delindës ka ndodhur në momenti kur trupa e shoë-t të humorit në Top Channel ka mbyllur turin e verës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe se askush duket se nuk e ka pritur ikjen e aktores.