MENU
klinika

Protesta kundër "Conte 2"

Salvini në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së re

09.09.2019 - 15:22

Ish-Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka dalë në rrugë  në një protestë të ekstremit të djathtë kundër lëvizjeve të qeverisë së re të koalicionit.

Opozita doli në rrugë kundër qeverisë Conte 2. Ndërsa kryeministri po fliste në parlamentin italian, Vëllezërit e Italisë dhe Lidhja protestuan para Kuvendit. Matteo Salvini sulmoi “qiramarrësit” e mbyllur në ndërtesë: “Italia e vërtetë është në shesh dhe kërkon të votojë”, tha ai teksa përsëhndeti protestuesit.

Javën e kaluar 21 anëtarët e kabinetit të ri sinjalizuan një qasje më të butë ndaj imigracionit në takimin e tyre të parë.

Salvini muajin e kaluar fundosi qeverinë e koalicionit midis Lidhjes dhe Lëvizjes Pesë Yjet. Plani i tij për t’u rikthyer si kryeministër përmes një zgjedhje të parakohshme u prish pasi Lëvizja Pesë Yjet ra dakord për t’u bashkuar në një koalicion të ri me Partinë Demokratike (PD) të qendrës së majtë.

I sfiduar nga qeveria e re, Salvini shkroi në Twitter si përgjigje. “Nuk dëmtoni Salvinin, por qytetarët.”

Salvini përdori rolin e tij në qeverinë e mëparshme për të promovuar qëndrimin agresiv të partisë së tij kundër Bashkimit Evropian dhe luftën për anijet që shpëtonin migrantët në Mesdhe.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përshëndeti qeverinë e re javën e kaluar, por disa diplomatë të Brukselit shprehën rezervimet e tyre.

“Për të qenë i sinqertë, nuk jemi të sigurt se do të bëjë ndryshime,” tha një diplomat i BE.

Salvini u ka thënë mbështetësve të tij që të mbajnë kokën lart. Ai është duke u përqëndruar në zgjedhjet rajonale në tetor që do t’u japin votuesve mundësinë e tyre të parë për të thënë atë që mendojnë për erërat politike të ndryshimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

A po gabon BE me Italinë?

Përplasja mes koalicionit në pushtet

Conte sulmon Salvinin: I pabesë!