MENU
klinika

Tashme tepër i nevojshëm

Sarri rikthen yllin e Juves!

20.09.2019 - 20:45

Juventusi i Maurizio Sarrit kurrë nuk ka dashur të eksperimentojë në ndeshjet e luajtura këtë sezon. Megjithatë, grupi i lojtarëve të Juves është mjaft i gjerë, ndaj rotacioni është i domosdoshëm për aktivizimin e lojtarëve të stolit.

Në ndeshjen kundër Veronës këtë fundjavë pritet të ndodhë pikërisht kjo gjë. Shumë prej lojtarëve si legjenda Buffon apo blerja e re e kësaj merkatoje, Adrien Rabiot, shpresojnë që të zëvendësojnë lojtarët titullarë.

Në listën e gjatë të lojtarëve që shpresojnë për një mundësi të tillë është edhe ylli argjentinas, Paolo Dybala. Ky i fundit do të ketë nesër mundësinë e startimit të ndeshjes si titullar për herë të parë këtë sezon. Një moment i shënuar për të, duke pasur parasysh minutat e pakta që Sarri i ka mundësuar deri tani. Ai erdhi nga stoli në supersfidën kundër Napolit dhe luajti vetëm dhjetë minuta në duelin kundër Atletico Madridit në Champions League.

Ndaj Veronës pritet të pushojë sulmuesi Gonzalo Higuain. Dybala është gati ta zëvendësojë, duke iu bashkuar Cristiano Ronaldos dhe Bernardeschit në sulm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blerje të mëdha për italianin

Ja si do te jetë Juventusi i Sarrit!