MENU
klinika

Viti i ri shkollor

Së shpejti hapen negociatat? Soreca uron nxënësit me një mesazh të veçantë

16.09.2019 - 11:42

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar të gjithë nxënësit shqiptarë në kuadër të vitit të ri shkollor.

Mes të tjerash Soreca ka deklaruar se shpreson se shumë shpejt Shqipërisë do t’i hapen negociatat për anëtarësimin në BE dhe më pas të bëhet pjesë e familjes Europiane. Po ashtu ambasadori u ka bërë thirrje të rinjve të kenë besim tek Shqipëria se do të bëhet një vend i mirë.

kolana e librave

“Keni besim te Shqipëria ashtu siç kam unë. Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim. Së shpejti, shpresoj që shumë së shpejti do të hapim negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e BE, aty ku ky vend i përket gjithmonë. Ju jeni e ardhmja e BE. Duhet të jeni qytetarë më të mirë të Shqipërisë dhe të më pas të BE. Urime për vitin e ri shkollor. Gëzuar. Delegacioni i BE do të jetë pranë jush. Faleminderit të gjithëve’. ka thënë Soreca.