MENU
klinika

Shkak skandali me pagat

Shefi i Nissan-it detyrohet të japë dorëheqje

10.09.2019 - 17:48

Hiroto Saikawa, shef ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, do të japë dorëheqje javën e ardhshme, për shkak të një skandali me paga.

Njoftimi u bë të hënën pas takimit të bordit të Nissanit. Saikawa ka qenë nën presion, pasi ka thënë se ka qenë tejet i paguar, në kuadër të një skeme bonusesh.

Edhe pse thuhet se ka përfituar qindra-mijëra dollarë, ai ka mohuar çdo keqbërje. Kryetari i bordit, Yasushi Kimura, u tha gazetarëve se Saikawa do të largohet më 16 shtator.

“Pas diskutimeve të bordit, bordi i ka kërkuar Saikawas të japë dorëheqje nga pozita e shefit ekzekutiv. Saikawa e ka pranuar këtë”, tha Kimura.

Këto janë telashet e fundit që përfshijnë prodhuesin japonez të makinave. Në nëntor është arrestuar ish-udhëheqësi i kompanisë, Carlos Ghosn. Ghosn, arkitekt i aleancës Renault-Nissan, përballet me akuza për sjellje të keqe financiare dhe shkelje të besimit.

Ai mohon çdo keqbërje dhe ka thënë se arrestimi i tij në Japoni ka qenë rezultat i një “komploti dhe tradhtie” kundër tij. Saga ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e aleancës Renault-Nissan dhe perspektivën e kompanisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjigandi i makinave me probleme

Nissan shkurton 12.500 vende pune!


Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!