MENU
klinika

Detaje

Sherri me thika përgjak Bulqizën, vdes 20-vjeçari

05.09.2019 - 10:34

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bulqizë.

Një i ri 20-vjeçar, i identifikuar si Arlind Pasha ka mbetur i vdekur pas një sherri me thika me një tjetër të ri.

Pak pas krimit, autori, shtetasi me inicialet F.K., 22 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për kapjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Dyshohet se autori është me probleme të shëndetit mendor.

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.