MENU
klinika

Gjigandët e Premier League gati ta rrëmbejnë

Shkëlqeu sezonin e shkuar/ Giampaolo ‘ngel në klasë’ Piatek!

11.09.2019 - 18:56

Te skuadra e Chelsea besimi është i madh se vendimi i komisionit të apelit do të jetë pozitiv për sa i përket merkatos.

Për këtë arsye, “blues” janë duke piketuar disa lojtarë që do të afrojnë gjatë merkatos së janarit.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri Frank Lampard po kërkon një sulmues dhe ka vënë në shënjestër Krzysztof Piatek.

Polaku, 24 vjeç, luan me Milanin, por këtë sezon nuk po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Giampaolo.

Sipas Lampard, “pistoleri” Piatek është partneri ideal i Tammy Abraham në sulmin e Chelsea, duke “djegur” kështu kandidaturat e Giroud dhe Batshuayi, që janë aktualisht në ekip, por nuk luajnë. Piatek është në një periudhë krize dhe nëse situata nuk ndryshon, atëherë ai mund të largohet edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2023 me kuqezinjtë.

Lojtari që erdhi në merkaton e janarit, kushton rreth 45-50 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Braziliani pranë divorcit me Barcelonën

‘Mirupafshim Barça’/ Coutinho zgjedh ekipin e ri!