MENU
klinika

Detaje

Shkolla e Policisë, sot konkursi për 500 vende për Patrullë e Përgjithshme

04.09.2019 - 09:06

Ditën e sotme 2 120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim për Patrullë të Përgjithshme. Testimi do të zhvillohet në dy faza, ku si fillim në provim do të futen aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier.

Ndërkohë në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër.

Kujtojmë se në datën 3 korrik u hapën aplikimet 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme.

Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2 120 të rinj e të reja nga gjithë vendi. Për t’u ardhur në ndihmë shumë të rinjve e të rejave, të cilët nuk i përmbushnin dot të gjitha kriteret deri në datën 3 gusht, Policia e shtyu afatin e aplikimeve deri në datën 15 gusht.

Ditën e djeshme, drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili pohoi se çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA