MENU
klinika

Rrezikohen juristët

“Shkundet” sërish Kadastra e Vlorës

12.09.2019 - 12:59

Pas shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës , Florian Alimadhi dhe Klodian Troci, masa pritet të merren edhe ndaj juristëve të këtij institucioni.

Mësohet se janë rreth 15 juristë të cilët mund të përballen me masa.

Jashtë Kadastrës së Vlorës ndodhen edhe forca policie për të parandaluar ndonjë përshkallëzim situate nga ana e ndonjë pronari, dosja e të cilëve mund të ketë qenë e bllokuar.

Mësohet se juristët janë në tension, pasi në bazë të një shkrese pritet që të ketë masa për ta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN