MENU
klinika

Dueli ndaj Otto Wallin

Shpërthen babai i Fury: Tyson, pulë e ngordhur në ring!

18.09.2019 - 13:29

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga paraqitja në ring e djalit të tij në duelin e fundit.

Në Las Vegas, Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve suedezin Otto Wallin.

Gjithsesi, kjo sfidë ishte një hap pas për britanikun, që u dëmtua rëndë në vetull, çka u deshën edhe 47 qepje pas sfidës.

“Tyson duhet të shkarkojë të gjithë stafin e tij. Nuk e kisha parë kurrë më parë në këtë gjendje. Ishte si një pulë e ngordhur në ring në atë duel.

Një paraqitje e dobët, aspak në lartësinë e tij. Nëse përballë do të kishte një boksier tjetër, më të fortë, do ta humbiste sfidën”, u shpreh John Fury, duke kritikuar si djalin e tij ashtu edhe stafin.