MENU
klinika

Serbia me sytë nga Gjermania

‘Shpresoj që Merkel të na mbështesë kundër Kosovës’

23.09.2019 - 20:16

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, shpreson se Angela Merkel do të përkrahë pikëpamjet e Beogradit përsa i përket çështjes me Kosovën.

Komenti i kryeministres serbe erdhi para takimit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të zhvilluar në New York.

Ana Brnabiç u shpreh se pret që bisedimet të vazhdojnë dhe të diskutohet për tema më konkrete.

“Sa i përket lëvizjeve konkrete, ato do të varen nga zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor, respektivisht kush do të vijë në pushtet në institucionet e Kosovës, nëse do të mbledhin pikë politike apo do të jenë seriozë dhe të gatshëm për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal”, tha Brnabiç.