MENU
klinika

Lehtësira në tregti dhe transport

Shqipëria marrëveshje huaje me BB

20.09.2019 - 11:49

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi dje në Kuvend, se “marrëveshja me BB do të kontribuojë në lehtësimin e procedurave administrative, duke rritur efektivitetin për administratën doganore”.

Denaj mori fjalën në Kuvend, gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor me qasje programatike me shumë faza”.

Ajo tha se “faza e parë e projektit mbulon tre nga vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë”.

Kjo marrëveshje synon po ashtu përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe rritjen e efikasitetit në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë dhe tregtia e mallrave të ketë kosto të ulëta”, – tha Denaj.

Sipas saj, projektet janë me disa faza, dhe fillimisht do të nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti synon të përmirësojë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Projekti i BB do të kontribuojë në thjeshtësimin e procedurave në pikat kufitare. Kjo do të mundësojë që kompanitë të realizojnë më thjesht punë e tyre”, – tha Denaj.