MENU
klinika

"Merr fund makthi i çmimeve të shtrenjta"

Si do duket aeroporti i Vlorës? Rama publikon fotot

16.09.2019 - 20:48

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e projektit të aeroportit të Vlorës, i cili siç duket nga pamjet, pritet të jetë gjigand.

Prezantimi i projektit u bë pasditen e sotme në qytetin bregdetar, ku vetë Rama tha se ndërtimi i këtij aeroporti do t’i japë fund makthit të çmimeve të larta.

“Mendoj që aeroporti i Vlorës duhet të jetë më i madh se i Tiranës, me më shumë funksione dhe me një standard më të lartë. Jo se Vlora është më e rëndësishme se Tirana, se Vlora është edhe më e rëndësishme se New York, se Berlini, por se i Tiranës ka çmime shumë të larta, mungesë kapacitetesh.

Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Më tej, Rama deklaroi se ka filluar ndërtimi i aeroportit të Kukësit dhe po punohet edhe për atë të Sarandës, duke shtuar se këta dy aeroporte do jenë me një tjetër profil, ndryshe nga ai i Vlorës, i cili sipas tij, do të ketë një pistë më të madhe se ai i Tiranës.

“Kemi filluar ndërtimin e a aeroportit të Kukësit. Njëkohësisht po punojmë për aeroportin e Sarandës. Qoftë Kukësi apo Saranda do kenë aeroporte me një tjetër profil. Ndërkohë që i Vlorës do ketë një pistë 3.2 km, kur Tirana e ka më të vogël.

Do mundësojë edhe transportin e mallrave, pasi nuk kemi deri më tani një të tillë. Është me shumë rëndësi, me potencialin që ka Vlora. Por do ketë dhe një funksion të tretë, për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve.

Këto e bëjnë aeroportin e Vlorës një qendër ekonomike, pasi kontributi në ekonomi do jetë shumë i ndjeshëm. Sipas llogarive, thuhet se çdo lekë i investuar në një aeroport është i shumëfishuar me 27 nga aktiviteti. Nëse 1 mijë vende pune i kërkon direkt aeroporti, vlerësohet që rritja e punësimit në gjithë aktivitetin ekonomik që aeroporti sjell është deri në 27 fish, por na duhen specialistë”, tha Rama nga Vlora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Standartet më të larta teknike

Gati projekti i aeroportit të Vlorës

Buxheti i Infrastrukturës

Rama: Vlora do transformohet tërësisht