MENU
klinika

Mënyra shumë të thjeshta

Si mund ta kuroheni pa shkuar në spital nga helmimi i ushqimit

09.09.2019 - 20:37

Helmimi nga ushqimet është i zakonshëm dhe krijon shumë probleme. Por çfarë duhet të bëni nëse gjendeni në shtëpi.

Çaji i mente

Vaji i mentes ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo nuk i lejon bakteret të përhapen në stomak.

Uji

Diarreja është një prej pasojave të helmimit. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri.

Karbon aktiv (ushqimor)

Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshiruara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.

Limoni

Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor.  Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.