MENU
klinika

Medikamente shtëpiake

Si të trajtoni kollën tek bebet me mënyra natyrale!

26.09.2019 - 21:18

Bebet mund të jenë të ndjeshme ndaj të ftohtit dhe kolla e i ftohti mund t’i prekë papritur.

Për të mos i nisur trajtimet me antibiotikë dhe shurupra, konsultohuni me këshillat më poshtë të cilat do t’ju vlejnë shumë kur foshnja shfaq simptomat e para si teshtitje, kollë, etj. Ja cilat medikamente shtëpiake ju vijnë në ndihmë:

Vapor rub (masazhues xhel)

Nëse foshnja juaj është mbi 3 muajsh, vapor rub, rekomandohen shumë. Ato janë formula xheli me mentol, eukalipt, etj me të cilat mund të fërkoni të voglin në qafë, gjoks dhe shpinë. Kur bebja merr frymë, avujt që lëshohen nga masazhi, ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe fëmija juaj do të marrë frymë më mirë.

Pushim i mirë

Diçka tjetër që mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj të ndihet më mirë, është t’i krijoni pushimin e duhur. Është një fazë kur trupi i bebes fillon vetëshërimin. Përgatisni një vend të qetë ku foshnja mund të flejë mjaftueshëm dhe të ndihet mirë. Kjo e bën më të lehtë që të zhytet në gjumë të thellë, çka i sjell benefite të shumta.

Supra

Është e rëndësishme që ta mbani beben të hidratuar gjatë kësaj periudhe që s’ndihet mirë. Dehiratimi e bën të pafuqishëm dhe të prirur ndaj përkeqësimit të kollës dhe të ftohtit. Është e rëndësishme t’i përgatisni supa që janë ushqyese dhe të shijshme, kështu që nuk do ta keni të vështirë të ushqeni të voglin me to. Ka disa rrethana kur bebet nuk duan të hanë, por duhet të keni durim.

Avull

Avulli është një tjetër mënyrë e mirë për të ndihmuar trajtimin e kollës tek bebet. Mund të blini një aparat lagështie në mënyrë që bebja të marrë frymë më mirë ose mund të vloni pak ujë, ta vendosni në një tas, të shtoni disa pika vaj esencial dhe të lejoni beben të marrë frymë sipër tij.

Medikamente bimore

Mund të përgatisni disa medikamente bimore për beben tuaj që ka kollë sepse janë shumë të sigurta për t’u përdorur. Për shembull mund të përzieni pak mjaltë, me gjethe borziloku, ose pak ujë të ngrohtë me xhinxher e mjaltë dhe t’ia jepni bebes tuaj pak nga pak.