MENU
klinika

Çfarë këshillojnë mjekët

Si të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

01.09.2019 - 21:15

Ekzistojnë një numër i gjërave që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, sipas një eksperti.

“Njerëzit mendojnë se Alzheimeri është një ërregullim tërësisht gjenetik, por më shpesh, nuk është ashtu”, tha Dr. Charles Duffy, një neurolog në Qendrën Mjekësore Penn State Health Milton në SHBA. “Të dy faktorët më të mëdhenj të rrezikut për zhvillimin e Alzheimerit janë mosha e një personi dhe dëmtimi paraprak i kokës, përfshirë traumat ose goditjet “.

 

Dieta dhe stërvitja mund të luajnë një rol të madh në parandalimin e Alzheimerit. Njerëzit duhet të ecin për të paktën 60 minuta në ditë, tre deri në pesë ditë në javë, këshilloi Duffy.

“Konsumimi i frutave dhe perimeve të freskëta, arra, peshk dhe drithëra të plota kanë një ndikim të rëndësishëm në vonimin e fillimit dhe zvogëlimin e shkallës së përparimit të demencës ,” tha ai në një konferencë mjekësore.

Është  gjithashtu e rëndësishme që të bëni gjumë të mjaftueshëm – shtatë deri tetë orë në natë – dhe të qëndroni të angazhuar mendërisht duke folur me miqtë dhe fqinjët, duke lexuar, duke bërë enigmat e fjalëve dhe të përfshiheni në aktivitete të tjera stimuluese të mendjes.

kolana e librave

 

Një marrëdhënie e mirë me një mjek të kujdesit parësor është gjithashtu e rëndësishme, sepse gjithashtu mund të ju ndihmojë të parandaloni ose menaxhoni kushte të tilla si sëmundje të zemrës, diabeti ose presioni i lartë i gjakut.

“Këto kushte mund të predispozojnë të rriturit më të vjetër në zhvillimin e ërregullimeve si Alzheimer”, tha Duffy.

Simptomat e Alzheimerit mund të përfshijnë: vështirësi në gjetjen e ëelësave të makinave, trajtimin e parave ose menaxhimin e detyrave komplekse si drejtimi i një makine ose gatimi i një vakti; ndryshimet e shikimit; vështirësi në gjetjen e fjalëve; deklaratat e përsëritura ose pyetjet; gjykim i dobët; humbja e spontanitetit; ose një ndryshim në personalitet.

Nëse dikush ka simptoma, nxiteni atë të vizitojë menjëherë një mjek, tha Duffy.

Alzheimeri nuk ka kurë, por ilaëet mund të trajtojnë simptomat e tij dhe të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes .

“Është  dëshpëruese për mua të shoh njerëz që nuk diagnostikohen edhe pse  kanë jetuar me Alzheimer për vite,” tha Duffy.