MENU

Nga New York Times

Si ‘vdesin’ demokracitë…

10.09.2019 - 10:45

Demokracitë dikur rrëzoheshin papritmas, me tanke që rrokulliseshin drejt pallatit presidencial. Në shekullin XXI, megjithatë, procesi është tërësisht ndryshe.

Autoritarizmi është në marshim kudo në të gjithë botën, por përparimi i tij ka tendencë të jetë relativisht i qetë dhe gradual, kështu që është e vështirë të tregohet për një moment të vetëm dhe të themi, kjo është dita që përfundoi demokracia. Thjesht zgjohesh një mëngjes dhe e kupton që është zhdukur.

Në librin e tyre për vitin 2018 “Si vdesin demokracitë”, shkencëtarët politikë Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt skruajnë se si ka qenë ky proces në shumë vende, që nga Rusia e Vladimir Putinit, deri në Turqinë e Rexhep Tajip Erdoganit, deri në Hungarinë e Viktor Orbanit.

Pak nga pak, institucionet që synonin t’i shërbenin publikut u bënë vegla të partisë në pushtet, më pas u armatosën për të ndëshkuar dhe frikësuar kundërshtarët e asaj partie. Në letër këto vende janë ende demokraci; në praktikë ata janë bërë regjime njëpartiake.

Dhe ngjarjet e javës së kaluar kanë demonstruar sesi kjo mund të ndodhë pikërisht këtu në Amerikë.

Departamenti i Drejtësisë është korruptuar plotësisht. Në më pak se tre vjet ai është shndërruar nga një agjenci që përpiqet të zbatojë ligjin në një organizatë të përkushtuar për të ndëshkuar kundërshtarët e Trump.

Në të paktën dy raste, Trump duket se ka provuar të përdorë fuqinë e tij për të ndëshkuar Amazon, themeluesi i të cilit, Jeff Bezos, zotëron The Washington Post, të cilin presidenti e konsideron si armik.

Çështja është se kështu ndodh rrëshqitja drejt autokracisë. Diktaturat moderne de fakto zakonisht nuk vrasin kundërshtarët e tyre. Në vend të kësaj, përdorin kontrollin e tyre për ta bërë jetën të vështirë për këdo që konsiderohet i pabindur.

Dhe kjo po ndodh ndërsa flasim. Nëse nuk shqetësoheni për të ardhmen e demokracisë amerikane, nuk po i kushtoni vëmendje.

Paul Krugman ka qenë një kolumnist i Opinion që nga viti 2000 dhe është gjithashtu një Profesor në  Universitetin e Qytetit në New York. Ai fitoi Nobmimin Nobel Memorial në 2008 në Shkencat Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Demokracitë në rrezik