MENU
klinika

Iu bllokua merkato nga FIFA

Sinjale pozitive për Chelsea-n nga CAS

09.09.2019 - 18:08

Në shtëpinë e Chelsea-t ka optimizëm për uljen e dënimit të marrë nga FIFA për bllokimin e merkatos për 2 sesione.

Drejtuesit e Bluve të Londrës e kanë apeluar dënimin në komisionin e arbitrazhit sportiv në Lozanë dhe sinjalet për një ulje të dënimit me vetëm një sesion atë të verës së këtij viti që është shlyer nga Chelsea janë pozitive.

Kjo për faktin se nga sa raportojnë mediat angleze drejtuesit e Chelsea-t kanë nisur kontaktet me agjentë të ndryshëm futbollistësh të cilët dëshirojnë t’i afrojnë në merkaton e Janarit dhe për këtë ata me siguri kanë marrë sinjale pozitive nga CAS për uljen e dënimit.