MENU

Kush do të triumfojë në fund?

Sot rikthehet Champions League/ Ja skuadrat favorite!

17.09.2019 - 17:26

Rrugëtimi drejt trofeut më prestigjoz në Europë fillon sonte.

Champions League starton fazën e grupeve të përbërë nga shumë ekipe të uritur për triumfin këtë sezon. Mes 32 ekipeve pjesëmarrës, vihen re disa emra të rinj këtë sezon të cilët synojnë të bëjnë një paraqitje sa më të denjë. Megjithatë, favoritët kryesorë mbeten gjigantët spanjollë, italianë e gjermanë që dëshirojnë të zbresin nga froni kampionët në fuqi, Liverpool.

Barcelona, Real Madrid dhe Atlético Madrid nga La Liga kërkojnë me çdo kusht të risjellin kupën e Ligës së Kampionëve në Spanjë.

Juventus nga Serie A shpreson të jetë ky sezoni i duhur për të triumfuar pas dështimeve të shumta në finale.

Gjithashtu Interi i Antonio Contes vjen si një ekip pretendent nga Italia që synon një rrugëtim sa më të gjatë këtë kompeticion.

Si çdo vit, Bayern Munich është përfaqësuesi kryesor nga Bundesliga, si dhe Paris Saint Germain nga Ligue 1.

Anglia ka më tepër favoritë ku spikasin gjigantët e Premier League, Liverpool dhe të besuarit e Pep Guardiolës, Manchester City. Përveç dy kampionëve të Europës dhe Anglisë, edhe nënkampionët e Europës, Tottenham dhe të rinjtë premtues të Chelseat aspirojnë të dominojnë sërish Europën.

Pra, pretendentët janë të shumtë këtë sezon të ri në Ligën e Kampionëve, por vetëm një skuadër do të triumfojë në finalen e madhe të Stambollit.