MENU
klinika

Ja formacionet

Sot rikthehet derbi i kryeqytetit!

29.09.2019 - 12:00

Sot luhet derbi i parë i këtij sezoni. Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë janë të pamposhtur prej 5 vitesh në derbi, ndërsa ndryshe nga sezonet e kaluara, takimi i sotëm nuk ka asnjë favorit.

Tirana dhe Partizani vijnë si të barabartë. Bardheblutë janë rikthyer në formë pas një merkatoje cilësore, ndërsa “Demat” vijnë si kampionët në fuqi.

Ndryshimet në formacione janë të pakta. Te Tirana do të rikthehet si titullar Lika, ndërsa mbrojtja nuk ndryshon. Pavarësisht debatit me Memën, Imami do të jetë pjesë e formacionit. Cale dhe Ngoo do të luajnë nga minuta e parë në majën e sulmit.

Partizani do t’i besojë sërish formacionit të kaluar. Çinari, Solomon dhe Mala e nisin në sulm. Asani sërish nga stoli.

Tirana-Partizani

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Cobbinah, Doka, Cale, Ngoo.

Partizani: Hoxha, Cordeiro, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Romero, Çinari, Mala, Somolon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet reagimi i bardhebluve

Asnjë ndryshim, Tirana konfirmon trajnerin