MENU
klinika

La Liga

Suarez gola mes lotësh/ Barcelona ‘dërrmon’ Valencian!

15.09.2019 - 14:32

Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat duke mposhtur Valencian me rezultatin e thellë 5-2.

Me mungesat e Messit dhe Dembele, Valverde hodhi në fushë të riun Ansu Fati i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’ dhe shërbeu për De Jong vetëm katër minuta më vonë për ta çuar rezultatin në 2-0.

Valencia arriti të hapte takimin me anë të Kevin Gameiro në minutën e 27’, por në fillimin e pjesës së dytë një gabim i portierit Cilessen do të lejonte Pique t’i rikthente sigurinë blaugranasve duke shënuar golin e tretë.

Më pas ishte radha e uruguajanit Suarez i cili arriti të shënonte vetëm një minutë pas futjes në lojë.

Një gol i dedikuar për vajzën e Luis Enrique, e cila u nda nga jeta disa ditë më parë. Ishte po Suarez i cili vulosi dopietën e tij në minutën e 82’ pas një pasimi të Griezmann duke e çuar rezultatin në 5-1. Gomez ka realizuar për Valencian në fundin e lojës por duke mos i ndryshuar rrjedhën takimit.

Me këtë fitore, Barcelona ka shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe aktualisht ndodhet në vendin e katërt