MENU

"Nuk e kemi idenë se çfarë duhet bërë"

Taksa e banesës/ Qytetarët të interesuar për të bërë vetëdeklarime

10.09.2019 - 18:40

Qytetarët kanë shprehur interes për të bërë vetdeklarimin për taksën e banesës. Në pikat e Ujësjellës Kanalizimeve konstatohet se shumë qytetarë e kanë kryer këtë detyrim por nuk mungojnë edhe rastet kur nuk janë në dijeni. Afati për këtë proces është deri në datën 15 shtator. Në bazë të taksës së re qytetarët do të paguajnë sipas vlerës së referencës.

Edhe pse kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për vetëdeklarimin e banesës, dyqanin apo çdo ndërtimi që qytetarët kanë në pronësi ende ka nga ata që nuk janë në dijeni të këtij detyrimi.

“Nuk e kemi idenë se çfarë duhet bërë”

Por përtej kësaj  shumë qytetarë janë të informuar në lidhje me afatet për vetëdeklarimin dhe shprehen se e kanë realizuar atë.

“Tre dokumenta kishte dhe mbaroje punë”

Të përjashtuar nga kjo taksë janë pasuritë e paluajtshme-ndërtesa që përdoren si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie, si dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Në bazë të ligjit i cili duhej të hynte në fuqi në 1 prill të 2018 baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është sa 0.05% e vlerës së banesës për qytetarët dhe 0,2% për bizneset. Për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit qytetarët duhet që të kenë me vete një kartë identiteti, certifikatën e pronësisë dhe librezën e ujit.