MENU
klinika

Taksa kundër mallrave serbe

“Nuk i nënshtrohemi Beogradit!”

16.09.2019 - 09:55

Kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se me vendosjen e tarifës për mallrat serbe, Kosova i ka treguar Serbisë që nuk mund t’i japë detyra dhe miqve ndërkombëtarë i ka treguar se Kosova nuk nënshtrohet ndaj Beogradit.

Këto komente kreu i AAK-së i bëri gjatë një tubimi në qytetin e Ferizajit.

I kam kryer disa punë të mëdha të vendit dhe jemi bë vetvetja. Kosova nëse nuk është vetvetja atëherë humb në substancë dhe miqtë s’na repsektojnë nëse se dojmë veten. Një kohë të gjatë kemi punuar për Serbinë duke çuar qindra miliona euro atje. Krejt Kosova ka punuar për Serbinë. Ne e kemi pru punën që Serbia të mendojë se si të merret vesh me Kosovën se më s’mund t’i japi detyra Kosovës. Edhe miqtë ndërkombëtarë e kanë kuptuar se ne nuk i nënshtrohemi Serbisë’, ka thënë Haradinaj.