MENU
klinika

Vendimet e qeverisë së re italiane

Tani që Salvini iku, politikat e emigracionit do të ‘zbuten’

11.09.2019 - 13:47

Luciana Lamorgese mezi njihej jashtë qarqeve burokratike të Italisë deri javën e kaluar, por kjo do të ndryshojë.

65-vjeçarja  teknokrat është futur në qendër të dramës politike të Italisë, pasi është zgjedhur të zëvendësojë Matteo Salvinin , drejtuesin e partisë së ekstremit të djathtë Lidhjes, si ministre e brendshme në koalicionin e sapoformuar të qeverisë italiane.

Si një specialiste e migracionit, që ka punuar për ministrinë e brendshme për dekada, në rolin e saj të ri, ajo pritet të udhëheqë përpjekjet që synojnë zbutjen e një seri politikash të rrepta anti-imigrimit.

Lamorgese, një avokate pa një llogari në Twitter dhe një rekord të paraqitjeve të rralla në publik, shënon një kontrast të qartë me paraardhësin e saj.

Muajin e kaluar, duke shpresuar të përfitonte nga popullariteti i tij në rritje, Salvini u përpoq të nxiste një zgjedhje të parakohshme duke mos e mbështetur më koalicionin qeverisës 14-mujor midis Lidhjes dhe lëvizjes populiste Pesë Yjet.

Por dështoi kur ish-partnerët e tij të koalicionit dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD) formuan një aleancë.

Lëvizja Pesë Yje dhe PD ranë dakord të rishikojnë të ashtuquajturat Dekretet e Sigurisë, të cilat lënë migrantët të bllokuar në det për javë të tëra, në përputhje me një rekomandim të mëparshëm të Presidentit Sergio Mattarella.

Por edhe nëse dekretet e sigurisë së Salvini do të rishikoheshin, kjo do të gërviste vetëm sipërfaqen, por nuk do të arrinte të zgjidhte çështjen thelbësore, sipas Salvatore Fachile, avokat i Shoqatës për Studime Juridike mbi Emigracionin (ASGI).

“Ne kemi nevojë për një ndryshim në politikat e BE, jo thjesht pastrimin e sensacionalizmit të Salvini, për të dëshmuar një ndryshim të vërtetë.”, tha ai.