MENU
klinika

Çfarë thotë Rama

“Të japim të gjithë diçka nga rroga”, kërkesa bombastike e Stërkajt

22.09.2019 - 12:48

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, ka bërë një kërkesë publike në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku të pranishëm janë vetë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët, të cilët janë mbledhur për të diskutuar për situatën e rëndë të krijuar nga tërmetet shkatërrues në vend.

Deputeti Stërkaj tha se të gjithë politikanët, duke filluar nga deputetët, duhet të japin një kontribut nga rroga, për të krijuar një fond special për tërmetet.

Gjithashtu, deputeti tha se në këtë fond duhet të kalojën edhe një pjesë e të ardhurave nga taksat që merr shteti,

“Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë.

Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special.”

Lidhur me mbulimet përmes buxhetit, Rama shton:

“Është e qartë që dje dhe sot e kemi shfrytëzuar maksimalisht aksesin në media, për të ndikuar në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm, sepse afërsia dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme.

Fondi është gjithmonë në buxhet, fondi rezervë. Me këtë masë dëmesh, ne jemi krejtësisht të qetë nga pikëpamja e kapacitetit mbulues. MF që në momentin e parë i ka bërë skenarët, duke imagjinuar një skenar shumë më të keq se ky.”