MENU
klinika

Ende nuk dihen rrethanat

Të shtëna me armë zjarri në Mat, vetëvritet një person

09.09.2019 - 16:11

Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e sotme në Mat, si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktima është M.N, rreth 52 vjeç dhe sipas uniformave blu, kemi të bëjmë me një vetëvrasje. 52-vjeçari ka vrarë veten në banesën e tij dhe ka humbur jetën në spital. Ende janë të paqarta motivet që kanë shtyrë 52-vjeçarin drejt këtij akti.

 

Grupi hetimor vijon hetimet  në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.