MENU
klinika

E gjitha për shkak të...Milanit

Tensione tek Kroacia/ Rebic kapet me Perisic!

05.09.2019 - 15:59

Ante Rebic ka qenë duke dhënë një intervistë për gazetarët, në prag të ndeshjes që Kroacia do të zhvillojë ndaj Sllovenisë, mirëpo në këtë moment ka ndodhur një incident mes tij dhe ish-lojtarit të Interit, Ivan Perisic.

Tani në pronësi të Milanit, Rebic po fliste qetësisht para gazetarëve, teksa Milan Badejl i afrohet dhe i vendos telefonin për ta regjistruar, duke u vënë në rolin e gazetarit.

Kjo gjë duket se e ka bërë të qeshë sulmuesin e “Djallit”, mirëpo situata ndryshon në një fraksion sekonde.

Perisic kalon pranë tij dhe dëgjohet të thotë: “Fol italisht”, duke iu referuar se tani Rebic do të luajë në Milano.

Kjo nuk është pritur mirë nga sulmuesi i ri dhe ka braktisur menjëherë intervistën, duke mos kuptuar shkaqet reale, pse ai u nxeh kaq shumë nga fjala e Perisic.

Për të qetësuar paksa situatën mendoi trajneri Ivica Dalic, i cili theksoi se është më mirë që lojtarët të bëjnë shaka se të ankohen gjatë gjithë kohës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bavarezët shkatërrojnë Mainzin

Shkëlqen Perisic/ Bayern Munich luan tenis!

Ndër të padëshiruarit e Contes

Inter ‘heq qafe’ një tjetër lojtar!