MENU
klinika

"Jetojmë në rajon problematik"

Tërmetet/ Meta nga Durrësi: E rëndësishme të jemi vigjilentë!

21.09.2019 - 20:33

Presidenti, Ilir Meta, udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt Durrësit, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit që goditi vendin pasditen e sotme.

Rreth orës 17:24, Presidenti Meta u fut në Prefekturën e Durrësit, ku zhvilloi një takim me prefektin Roland Nasto, për t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, pas takimit, Presidenti Meta tha se duhet të ruajmë qetësinë, ndërsa theksoi se duhet të jemi të vëmendshëm, pasi jetojmë në një rajon problematik.

U njoha nga Prefekti dhe nga Shtabi i emergjencave me punë që ata po bëjnë në terren dhe është e rëndësishme të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi edhe për të ardhmen, sidomos për banesat që mund të jenë dëmtuar dhe mund të jenë problematike për t’u banuar. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme pasi jetojmë në një rajon problematik dhe është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me vendet fqinje, në mënyrë që të jemi të përgatitur për ç’do situatë. Tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me efikasitet nga të gjitha strukturat”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektligji për “Mbrojtjen Civile”

Tërmetet/ Qeveria, draft për reduktimin e efekteve

"Të gatshëm për t'iu ndihmuar"

Tërmetet, kryeministri italian telefonon Ramën