MENU
klinika

Deklarata e ambasadorit

Tërmetet/ Soreca: BE do ndihmojë Shqipërinë

26.09.2019 - 15:55

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar përmes një statusi në ‘Twitter’, pas tërmeteve që prekën Shqipërinë javën që kaloi. Soreca shton se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të vendeve të unionit.

“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja të konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri.

Disa Shtete Anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”, thotë Luigi Soreca në statusin e tij.

Shtetet e para që kanë treguar gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë për Shqipërinë janë Austria, Hungaria, Kroacia, Norvegjia dhe Sllovenia.

BE gjithashtu thekson se do të vendosë një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmave në të ardhmen.