MENU
klinika

Postimi

Tërmeti/ Cakaj: Falenderoj shtetet që ndihmuan Shqipërinë

22.09.2019 - 15:52

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.

  • Postimi i Cakajt:

Si të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjell me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.

Pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet se Shqipëria nuk ka humbur asnjë jetë!

Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shumë shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë!

Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur, edhe stafi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendit i mobilizuar për kryerjen e detyrave të tyre duke u gjendur pranë të dëmtuarve në këtë moment të vështirë!

#ShqipëriSolidare