MENU
klinika

"Duhet të luftojmë varfërinë ekstreme"

Tërmeti/ Spiropali: Është detyra jonë të bëjmë diferencën

30.09.2019 - 18:40

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se pas tërmetit që goditi vendin, qeveria mori masa urgjente për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Fjala e sotme vjen pas atyre çasteve tronditëse, ku i gjithë vendi ishte me sy nga qytetarët. Ishim të angazhuar maksimalisht për të përballuar situatën. Ishte një tërmet i fuqishëm, më i fuqishmi në 40 vitet e fundit, dhe në këto goditje shkaktohet frikë, dëme, por fatmirësisht nuk pati humbje njerëzore. Shtabi i Emergjencës mori masa, kryesisht për banorët që ishin të pasigurt në banesat e tyre. Në kohë rekord u ngritën grupe në Tiranë e disa qytete të tjera, duke marrë masa”, tha Spiropali.

Më tej, ministrja përmendi një rast të një familjeje nga Ndroqi, që tërmeti i kishte shkatërruar banesën, duke bërë thirrjen e fortë se duhet çrrënjosur varfëria në vend.

“Dielli nuk mund të mbulohet me asnjë lloj shoshi. Nuk kam si ta harroj Lulzimin, kryefamiljarin e një familjeje nga Ndroqi, që fliste me krenari për vajzën e tij ekselente, në shtëpinë e rrënuar. Ata ndiheshin të izoluar dhe të pamundur.

Është detyra jonë të bëjmë diferencën e madhe për të çrrënjosur varfërinë, që në raste të tilla si tërmeti, del me gjithë forcën e saj tronditëse. Ne kemi një prapambetje të trashëguar, që duhet luftuar me themel. Përveç solidaritet në tërmet, ne duhet të kthejmë sytë nga varfëria ekstreme për ta luftuar atë deri në qelizë”, deklaroi ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po miratoni PPP-të më të shtrenjta në botë"

Presidenca i përgjigjet Spiropalit: Lexoni raportin e OSBE/ODIHR!

“Po pres të dëgjoj kush do e digjte Kuvendin?"

Spiropali: Pasi të shkarkohet, Meta në krye të opozitës!