MENU
klinika

Traileri e ri i filmit “Jojo Rabbit”

“The Beatles” dhe David Bowie në gjermanisht

06.09.2019 - 17:25

Para se të kthehet në botën e Marvel me Thorin e ri dhe t’i xhirojë edhe disa filma të tjerë, Taika Waititi është i gatshëm ta publikojë filmin e tij të ri – “Jojo Rabbit”.

Përveç regjisë dhe skenarit, regjisori i Zelandës së Re është përfshirë në film edhe me një rol aktrimi, dhe atë në rolin e vetë Adolf Hitlerit.

Kohë më parë u prezantua teaseri i parë i cili na zbuloi Waititin dhe portretizimin e tij qesharak të udhëheqësit nazist, ndërsa traileri më i ri dhe i gjatë gjithashtu na zbulon ngjarjen e filmit.

kolana e librave

Roman Griffin Davis shfaqet në rolin nga titulli, ai është anëtar i rinisë së Hitlerit, dhe zbulon se nëna e tij (Scarlett Johansson) në papafingon e shtëpisë së tyre e fsheh një femër të re hebraike (Thomasin McKenzie), e cila ia shkatërron plotësisht të gjitha besimet e nxitura nga propagandat, të cilat ai i ka mësuar nën regjimin nazist.

Edhe pse filmi duket argëtues dhe interesant, si duket ai e mbart me vete edhe një mesazh të thellë. Se cili është ky mesazh, këtë do ta zbulojmë në fillim të janarit, kur filmi do të fillojë me distribuim në kinema.