MENU
klinika

"The Best FIFA Football Awards 2019"

Van Dijk, Messi apo CR7? Sot shpallet fituesi

23.09.2019 - 16:05

Sonte do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të “The Best FIFA Football Awards 2019” në Milano. Në teatrin “La Scala” do të njihemi me fituesit pas votimit të katër kategorive: trajnerëve, kapitenëve, gazetarëve dhe tifozëve.

Në garë është mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i cili pasi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s, tashmë rivalizon të përhershmit Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin edhe për futbollistin më të mirë të FIFA-s.

Trajneri Jurgen Klopp i Liverpool shihet si favoriti kryesor për të marrë çmimin e trajnerit më të mirë. Pas tij vjen trajneri i nënkampionëve të Europës, Tottenham, argjentinasi Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola i kampionëve të Anglisë, Manchester City. Përsa u përket portierëve, braziliani Alisson i Liverpool mbetet favorit para Ederson dhe Marc-Andre ter Stegen.

Ndërkaq përveç çmimeve do të shpallet edhe formacioni më i mirë i vitit, për të cilin kanë votuar 23 mijë futbollistë anëtarë të FIFPro.

“The Best” (meshkuj):

Cristiano Ronaldo, Portugali/Juventus
Lionel Messi, Argjentinë/Barcelona
Virgil van Dijk, Hollandë/Liverpool

“The Best” (femra):
Lucy Bronze, Angli/Olympique Lyonnais Feminin
Alex Morgan, USA/Orlando Krenaria
Megan Rapinoe, USA/Reign FC

Trajneri më i mirë:
Pep Guardiola, Spanjë/Manchester City
Jurgen Klopp, Gjermani/Liverpool
Mauricio Pochettino, Argjentinë/Tottenham Hotspur

Trajnerja më e mirë:
Jill Ellis, përfaqësuesja e SHBA-ve
Phil Neville, përfaqësuesja e Anglisë
Sarina Wiegman, përfaqësuesja e Holandës

Portieri më i mirë:
Alisson Becker, Brazil/Liverpool
Ederson, Brazil/Manchester City
Marc-Andre ter Stegen, Gjermani/Barcelona

Portierja më e mirë:
Christiane Endler, Kili/Paris Saint-Germain
Hedvig Lindahl, Suedi/Chelsea/VfL Wolfsburg
Sari van Veenendaal, Holandë/Arsenal/Atlético Madrid

Golat për çmimin “Puskas”:
Lionel Messi (Argjentinë): Real Betis-Barcelona (La Liga, 17 mars 2019)
Juan Fernando Quintero (Kolumbi): River Plate-Racing Club (Superliga e Argjentinës, 10 shkurt 2019)
Daniel Zsori (Hungari): Debrecen-Ferencvaros (Liga e Parë e Hungarisë, 16 shkurt 2019)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojtari më i mirë i Championsit

Van Dijk thyen Messin dhe Ronaldon!