30.09.2019 - 08:38
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesantës së mbrëmshme. IGJEUM raporton se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7.
Për fat goditja nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka asnjë raportim për deme. Epiqendra, ndryshe nga së fundmi që ka qenë intensivisht në Durrës dhe zonat përreth, këtë radhë është zhvendosur.
Sipas IGJEUM tërmeti ka pasur epiqendër 19 kilometër në Jug Perëndim të Kukësit në një thellësi 26 kilometër.