MENU
klinika

As Arbana dhe as Luana

Top Channel përgatit spotin e ri, mungojnë 2 moderatoret

07.09.2019 - 12:00

Televizioni Top Channel ka përgatitur spotin e sezonit të ri televiziv që nisi këtë shtator.

Vetë TCH njofton se ky sezon sjell 31 prodhime televizive nga autorët, gazetarët, moderatorët dhe një stafi gjigand teknik.

Kështu, këtë sezon do të  kemi rikthimin e disa programeve tradicionale si Portokalli, Fiks Fare, The Voice apo edhe programet e reja të cilat kanë zënë vendin e tyre të padiskutueshëm në tregun televiziv.

Por ajo që vumë re në spot ishte mungesa e Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit. Të gjithë gazetarët dhe moderatorët nga Alban Dudushi, Bieta Sulo, Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, apo Nevina Shtylla, Dojna Mema etj shfaqen të ulur në një tryezë të madhe që mbledh figurat e njohura të ekranit.

Po Arbana me Luanan ku janë?

Luana shfaqet në një video call teksa flet me Salsanon dhe Xhemin, ndërsa sa i përket Arbanës, janë gazetarët e “Fiks Fare, ata që vënë në dukje mungesën e saj:

Devi: Po Arbana ku është mo?

Dori: Po mëson Renaton të bëjë ëmbëlsira!

E pra, e morët vesh tani?