MENU
klinika

Postimi

‘Tragjike…humbi jetën nga…”/ Haradinaj ndan lajmin e hidhur!

08.09.2019 - 10:39

Ditën e djeshme në Prizren të Kosovës ka humbur jetën tragjikisht parashutisti i njohur Artan Venhari.

Ai së bashku një pasagjer që e kishte mbrapa pësuan një aksident teksa po hidheshin me parashutë, ku si pasojë Venhari gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjeri është plagosur rëndë dhe gjendet në spital.

45-vjeçari, Venhari ishte instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës dhe sipas prokurorit të këtij rasti, parashuta e tyre dyshohet se ka pësuar dëmtime si shkak i erërave të forta.

Venhari nuk ishte një personazh i panjohur në Kosovë, për shkak të pasionit të tij dhe sportit që ushtronte.

Një humbje tragjike e ka quajtur edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vdekjen e 45-vjeçarit.

Haradinaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët ndërsa ka shkruar se Prishtina ka humbur një nga djemtë më të mirë.

“Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell. Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!”, shkruan Haradinaj.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!