MENU
klinika

Mes tyre një ish-interist

Tre zëvendësuesit e mundshëm të Giampaolos tek Milani

27.09.2019 - 19:03

Tri humbje në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni në Serie A, dy nga të fundit radhazi, janë padyshim shumë edhe për një Milan në rindërtim.

Kjo është arsyeja pse, sipas raportimeve nga “Il Corriere dello Sport”, pankina e Marco Giampaolo tashmë është në rrezik. Klubi kuqezi ka për qëllim t’i japë teknikut një shans tjetër, por nëse vjen humbja e tretë radhazi kundër Fiorentinës, shkarkimi do të bëhej një mundësi reale.

Në atë rast, për më tepër, sipas “Il Corriere dello Sport”, midis hipotezave të zëvendësuesit, do të ishte edhe kthimi i pabesueshëm i Gattuso, i cili, megjithatë, vështirë të bindej ta pranonte një hap të tillë, pas prishjes së marrëveshjes verën e kaluar.

Alternativa tjetër është Luciano Spalletti, ende nën kontratë me Interin, edhe për dy vitet e ardhshme.

Po ashtu, Claudio Ranieri. Ndërkohë, duket i vështirë një rikthim tjetër, konkretisht ai i Massimiliano Allegri. Ish-trajneri i Juventusit në të vërtetë e percepton si “humbje kohe” drejtimin e Milanit të sotëm, duke qenë se ka për qëllim të trajnojë jashtë vendit, sidomos në Angli.

Giampaolo, nga ana e tij, shpjegoi lidhjen e tij me drejtuesit kuqezinj: “Ata janë çdo ditë në Milano, kanë inteligjencën e duhur për të kuptuar sesi të punojnë. Unë, sigurisht, jam nën lupë… Me të drejtë është kështu, por e bëj këtë punë me besnikëri absolute. Po përpiqem ta përmirësoj Milanin, por e di se puna e trajnerit varet nga rezultatet”.

Me pak fjalë, siç thuhet nga “La Gazzetta dello Sport”, Milani mund të shohë përpara me Giampaolo në stol të paktën deri në pushimin e kampionatit, kur të lihet skena për kombëtaret, me eliminatoret e radhës të “Euro 2020”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brozo dhe Lukaku përgjigjen në fushë

‘Tërmet’ zikaltër në Derby/ Inter dominon Milanin