MENU
klinika

Pak para 18-vjetorit të 11 shtatorit

Trump anulon bisedimet për paqe me Afganistanin

08.09.2019 - 10:28

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai ka ndaluar negociatat e paqes me Talibanët që mund t’i jepnin fund luftës 18-vjeçare të Amerikës në Afganistan.

Trump shkroi në Twitter se ai do të takohej me Presidentin Afganistan Ashraf Ghani dhe krerët e lartë të Talibanëve të dielën. Por ai anuloi takimin sekret pas një sulmi në Kabul ku u vra një ushtar amerikan.

Një burim nga zyra politike e Talibanëve në Doha i tha BBC-së se grupi kishte vendosur të zhvillonte një “takim urgjent të brendshëm” për të diskutuar vendimin e Trump.

Një takim ballë për ballë me Talibanët në Camp David, pak përpara 18-vjetorit të 11 shtatorit, do të ishte një veprim i jashtëzakonshëm diplomatik nga presidenti amerikan.

Takimi ishte rezultat i nëntë raundeve të bisedimeve midis përfaqësuesve të SHBA dhe Talibanëve, të mbajtura në Doha, kryeqyteti i shtetit të Gjirit të Katarit.

“Nëse ata nuk mund të pajtohen për armë-pushim gjatë këtyre bisedimeve shumë të rëndësishme për paqe, si dhe janë në gjendje të vrasin 12 persona të pafajshëm, atëherë nuk kanë fuqi për të negociuar një marrëveshje të mirëfilltë”, tha Trump.

Trump është duke tentuar t’i japë fund konfliktit 18-vjeçar në Afganistan si dhe të tërheq trupat amerikane nga vendi, për të realizuar premtimin që kishte dhënë gjatë fushatës më 2016.

Trump do të rikandidojë për president më 2020.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, që nga shtatori i vitit të kaluar, kanë mbajtur tetë runde bisedimesh të paqes. Të dyja palët kanë njoftuar për përparim në bisedimet për një marrëveshje të mundshme. SHBA-ja ka premtuar se mund të tërheqë trupat, nëse talebanët nuk lejojnë që Afganistani të përdoret si bazë për terrorizmin. Talebanët kanë refuzuar të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë e mbështetur nga Perëndimi në Kabul, duke e quajtur atë të paligjshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit amerikan

“Afganistani, laborator për terroristët”

The Guardian

Ku humbi Al-Kaida?