MENU
klinika

3-mujori i dytë 2019

Turizmi, bankat e bujqësia me rritjen më të lartë të pagave

12.09.2019 - 17:23

Sektori i turizmit, komunikimit, ai financiar dhe bujqësia, ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre, në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas INSTAT, rritjen më të lartë të pagave e shënoi sektori i hoteleri-turizmit me rritje vjetore prej 13%.

Paga mujore bruto në mars-qershor 2019 arriti në 56,295 lekë nga 49,740 lekë që ishte më 2018. Zhvillimi i turizmit, zgjeroi sektorin e shërbimeve numrin e të punësuarve dhe pagat për në këtë sektor.

Ritme të larta të rritjes shënoi edhe sektori i komunikimit me 11% për të vijuar me bujqësinë, tregtinë, shërbimet dhe transportin që raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.

Ndërsa nivelin më të lartë të pagave në Shqipëri e mbajnë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë.

“Zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuara”, shprehen specialistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN