MENU
klinika

“S’keni parë gjë akoma”

Turjan Hysko publikon spotin e ri të “Klanifornia Show”

20.09.2019 - 17:22

Shumë shpejt, producenti Turjan Hysko do të sjellë në ekran emisionin e tij të ri, i cili do të titullohet “Klanifornia Show”.

Emisioni do të bashkojë personazhet më të njohur të ekranit, emrat e të cilëve tashmë janë bërë të ditur për publikun.

Përveç humorit si në “Duplex”, në “Klanifornia s’do të mungojnë as intervistat e shumta me VIP-at, kënga, argëtimi e gjithçka tjetër për një show të vërtetë.

Pak më parë, Turi ka ndarë në profilin e tij në Instagram spotin e emisionit të ri, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

Nuk eshte thjesht nje program televiziv, eshte Klanifornia babyyyyyyyyy! Vetem ne Klan me nje super skuader!

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on

Personazhet shfaqen si deputetë, të cilët intervistohen teksa futen në Parlament, ndërsa Turi shprehet para kamerave:

“S’keni parë gjë akoma!”

“Nuk është thjesht një program televiziv, është Klanifornia babyyyyyyyyy!
Veëem në Klan me një super skuadër!”- shkruan ai krahas videos së spotit.

Tashmë gjithçka është gati dhe mbetet vetëm të presim për të mësuar datën në të cilën emisioni do të nisë transmetimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’