MENU
klinika

Postimi

“U kam mësuar që të…”, mesazhi i Pacollit për fëmijët e tij

02.09.2019 - 13:20

Në Kosovë ka nisur sot viti i ri shkollor 2019-2020. Të shumta kanë qenë mesazhet nga figurat e njohura politike.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka publikuar një foto me dy djemtë e tij, ndërsa thekson se janë duke u shkolluar në një shkollë publike, e jo në ato private siç preferojnë të tjerët.

Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilet janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor’, shkruan Pacolli.

Kujtojmë se Pacolli është një ndër shqiptarët më të pasur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Limaj do drejtojë ekipin negociues

Bisedimet me Serbinë/ Thaçi pro emërimit të ri