MENU
klinika

Prej kohësh është zhdukur nga jeta publike

U përfol se ishte shtatzënë, reagon Genta Ismajli

12.09.2019 - 08:37

Ditën e djeshme qarkulloi në media lajmi se këngëtarja Genta Ismajli është shtatzënë.

Sipas aludimeve të fundit, ajo është zhdukur nga jeta publike dhe rrjetet sociale për ta mbajtur të fshehtë këtë fakt.

Mirëpo, mbrëmjen e shkuar këngëtarja ka hedhur posht të gjithë zërat duke publikuar në Instastory disa video, ku shfaqet nga një darkë me miqtë.

Genta duket më në formë se kurrë dhe vërehet që jo vetëm që nuk është shtatzënë, por as nuk është zhdukur nga rrjetet sociale.