MENU
klinika

Bizneset kërcënojnë me grevë

Ushtria kufizon hyrje-daljet në Pashaliman

27.09.2019 - 18:20

Shumë biznese që operojnë në gadishullin e Karaburunit u duhet të kalojnë në portën hyrëse të bazës së Pashalimanit.

Por prej kësaj të premteje, komanda ka nxjerrë një udhër që kufizon hyrje-daljet. Orari i lejes kaluese për këto biznese është nga ora 08:00-15:00, por ky vendim sipas punonjësve është i padrejtë.

Të gjetur të papërgatitur përballë kësaj situate punonjësit kanë kërkuar zgjidhje, duke paralajmëruar dhe grevë.

“Është problem shumë i madh. Biznesi jonë është me gjallesë, kemi një gjë të gjallë që nuk duhet të ketë orar dhe nuk ka pasur. Është problem i madh që sot makinat e para që kanë ardhur në 5-6 të mëngjesit nuk i kanë lënë të kalojnë në postobllok me pretekstin se ka ardhur një udhër i ri mbrëmë nga një komandant dhe ushtarët nuk na lanë. U bllokua rruga. Nuk e bllokuam ne, por postoblloku që nuk na la të kalojmë, u bënë qindra makina.”

“Me ne po luhet, po luhet për faktin se nuk kemi kohë dhe nerva të merremi gjithmonë me këtë problem. Na bllokojnë të shkojmë në punë, na bllojnë që të jetojmë. Është totalisht tendencioze.Nëse nuk na japin zgjidhje rruga do të bllokohet totalisht, do të ketë protesta akoma më të egra.”

Bizneset që operojnë në këtë zonë janë kryesisht të peshkut por edhe bletërritësit.

Pritet që deri ditën e hënë këta të fundit të kenë një takim me drejtuesit e bazës, në të kundërt do të shkohet deri në bllokimin e rrugës.